Kalon rezoluta për Haradinajn, Kosova notë proteste Sllovenisë

E publikuar: 18/06/2015 13:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Parlamenti i Kosovës e ka votuar rezolutën e propozuar nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila përmban tre pika, njëra nga të cilat parasheh dërgesën e një note diplomatike, proteste, shtetit të Sllovenisë.

Me 65 vota për dhe asnjë kundër ka kaluar kjo rezolutë, pas një debati me shumë polemika në Parlament.