Shaip Muja, ia dorëzon pasaportën e Republikës së Kosovës Kadri Veselit

E publikuar: 18/06/2015 11:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Shaip Muja në seancën e jashtëzakonshme për rastin Ramush Haradinaj, e ka bërë një gjest të paparë deri më tani. Ai pasaportën e Republikës së Kosovës ia ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, raporton Gazeta Blic.
“Pasaportën time do t’ia dorëzoj kryetarit të Kuvendit. Më mirë të izolohemi vetë, se sa të na izolojnë të tjerët”, ka thënë Muja.
Ai poashtu ka bërë të ditur se do të ndërpres të gjithë bashkëpunimin me shtetin slloven.