Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për Haradinajn

E publikuar: 18/06/2015 10:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar kërkesën e grupit parlamentar të AAK-së, për seancë të jashtëzakonshme ndaj ndalimit të Ramush Haradinajt në Slloveni./Indeksonline/

AAK-ja kërkon seancë të jashtëzakonshme për Haradinajn

Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj- Bujupi në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kërkuar që të mbahet seancë e jashtëzakonshme, ndaj ndalimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj në Slloveni.

Kadaj-Bujupi ka thënë se ndalimi i Ramush Haradinajt nga policia sllovene është irritues, i papranueshëm dhe fyes si për Kosovën ashtu edhe për të gjithë ne.

“Sllovenia bëri përjashtim nga shtetet e tjera të BE-së dhe bëri veprim si shtetet e Regjimit. Kërkojmë që të lirohet menjëherë në këto momente z.Haradinaj dhe Sllovenia të heq dorë nga këto praktika dhe të bëhet si shtetet e tjera të Evropës”, ka thënë Kadaj-Bujupi./Indeksonline/