Pas paraqitjes në gjykatë në Kranj, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj është liruar. Megjithatë, siç merr vesh KTV-ja ai ka thënë se do të qëndrojë në Slloveni deri në sqarimin e fletëarrestit për të. Haradinaj paraqitet para gjykatësit – pamja e parë nga SlloveniaKryetari i AAK-së është paraqitur para një gjykatësi në Kranj të Sllovenisë para pak minutash, raporton Koha.net.
Ai ka qenë i shoqëruar nga Policia sllovene, por nuk ka pasur pranga në duar.
Zyrtarët sllovenë kanë thënë se fati i tij është në duart e gjykatësit, për të parë nëse ai do të marrë parasysh fletëarrestin e shtetit të Serbisë.