Shqiptarët synojnë të “pushtojnë” parlamentin e Zvicrës

16.06.2015 22:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shqiptarët synojnë të “pushtojnë” parlamentin e Zvicrës

Gazeta zvicerane “20minuten” shkruan se pas pushtimit të fushës së futbollit është vetëm çështje kohe një shqiptar do të zgjidhet në parlamentin zviceran.
Xhaka, Xhemaili, Behrami, Shaqiri dhe shumë të tjerë: këta emra janë të njohur për çdo zviceran. Në stacionin e trenit në Zürich këto ditë udhëtarët i përshëndet Xherdan Shaqiri – nga një reklamë për një pije të zezë globale. Në fushën e futbollit shqiptarët e Zvicrës luajnë në nivel nacional.

Tani, siç shkruan gazeta “20minuten”, është vetëm çështje kohe kur shqiptarët do të luajnë edhe në ligën e parë të politikës zvicerane. Në vjeshtë do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe disa kandidatë shqiptarë e kanë ndërmend të provojnë fatin.

Më së shumti gjasa të hyjë në parlamentin zvicerane ka Arbër Bullakaj, nënkryetar i Partisë Socialdemokrate në kantonin e St. Gallenit. Në listën e kandidaturave ai gjendet në vendin e nëntë – gjë që konsiderohet si pozicionim i mirë. Bullakaj ka ardhur në Zvicër në moshën 8-vjeçare. Ai mendon se të huajve në Zvicër u mungon zëri në politikë.

“Përherë thuhet se parlamenti përfaqëson popullin në demokracinë tonë direkte. Por migrantët janë tepër pak të përfaqësuar”, thotë ky 29-vjeçar për “20minuten”.

Bullakaj ka treguar se nga komuniteti shqiptar ai gëzon mbështetje të madhe. Ai thotë po ashtu se është vetëm çështje kohe kur një shqiptar do të zgjidhet në parlamentin zviceran.

Bullakaj beson se shumë probleme të migrantëve i sheh nga një perspektivë tjetër dhe ofron zgjidhje, ta zëmë në fushën e integrimeve. “Për shembull në qytetin e Wil-it kemi lansuar një kërkesë, sepse taksat për marrjen e shtetësisë në lartësi prej 2500 franga janë të tepër të larta për një familje. Barriera të tilla pengojnë integrimin” thotë ai.

Për Partinë Demokristiane të Zvicrës (CVP) kandidon Shpëtim Xhemaili nga kantoni Solothurn. Ai ka lindur në Zvicër, prindërit e tij janë nga Maqedonia. Xhemaili thotë se me kandidaturën e tij synon t’i shtyjë shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare në Zvicër.

Ai thotë se ndonëse është mysliman CVP-në e konsideron parti ideale që përfaqëson vlerat në të cilat beson, për shembull mbrojtjen e familjes. Xhemaili e quan idhull të politikës ministren e transportit Doris Leuthard, e cila po ashtu vjen nga radhët e CVP-së. Xhemaili shpreson se zgjedhësit nuk do t’ia heqin emrin nga lista vetëm për shkak se ka emër shqiptar.

“Në çdo vend ka qytetarë të mirë dhe të këqinj. Rrënjët shqiptare për mua janë të rëndësishme, por atdheu im është Zvicra”, tha Xhemaili.

Blerim Bunjaku, një tjetër politikan me nacionalitet shqiptar, e ka tërhequr kandidaturën për shkak se mendon se gjasat për t’u zgjedhur anëtar i parlamentit janë të vogla. Bunjaku akuzon partitë zvicerane se i përdorin kandidatët shqiptarë vetëm për të marrë vota.

Ai beson se përveç Arbër Bullakajt asnjë tjetër kandidat nuk ka shanse të hyjë në parlament. Sipas Bunjakut shumica e të rinjve të gjeneratës së dytë të shqiptarëve në Zvicër nuk interesohet gati fare për zhvillimet politike.

Bunjaku ka qenë anëtar i Partisë Evangjeliste të Zvicrës, por para pak ditësh është larguar në shenjë proteste kundër kolegëve të partisë, të cilët, siç thotë, e shikonin me mosbesim.

“Imazhi i shqiptarëve përfiton nga futbollistët e kombëtares zvicerane, por ende ka shumë paragjykime: thuhet se shqiptarët janë punëtorë ndihmës, kriminelë, të pakulturuar dhe dilerë droge”, deklaroi Bunjaku. /dialogplus/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

Prezantohet sistemi elektronik i Inspektoratit të Punës, synohet rritja e sigurisë dhe transparencës në punë

Prezantohet sistemi elektronik i Inspektoratit të Punës, synohet rritja e sigurisë dhe transparencës në punë

OVL UÇK: Nga 16 deri më 31 maj, kujtohen djemtë dhe vajzat që ranë për atdheun

OVL UÇK: Nga 16 deri më 31 maj, kujtohen djemtë dhe vajzat që ranë për atdheun

Kurti viziton “FC Malisheva”, premton mbështetje për infrastrukturën sportive

Kurti viziton “FC Malisheva”, premton mbështetje për infrastrukturën sportive

Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë, ASK: Çmimet u ngritën me 4.3% brenda një viti

Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë, ASK: Çmimet u ngritën me 4.3% brenda një viti

Ministria njofton se janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Ministria njofton se janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris, e falënderon për angazhimin

Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris, e falënderon për angazhimin

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati