Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se Draft-Ligji për Gjykatën Speciale do të jetë në rend dite në Kuvendin e Kosovës sapo të procedohet nga Qeveria e Kosovës.
“Ne presim nga Qeveria e Kosovës ta kemi Draft-Ligjin në rend të parë e më pas do të procedojmë. Ajo qka është qenësore, është se ne duhet ta ruajmë partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare dhe duhet ta ruajmë konsensusin e brendshëm nacional. Është sfidë nacionale por që Kuvendi i Kosovës do ta kalojë me sukses këtë sfidë”, tha Veseli.
Ai gjithashtu tha se opozita do të reflektojë, transmeton Indeksonline.
“Unë besoj se do të reflektojmë të gjithë bashkarisht sepse Gjykata nuk është e drejtuar drejt një partie të caktuar por është e drejtuar vlerave më sublime të UÇK-së, përkatësisht të kësaj lufte. Ne duhet t’i tregojmë botës se jemi të gatshëm për Gjykatën dhe se lufta jonë ishte e drejtë.”, tha në fund Veseli./Indeksonline/