Vetëvendosja i thotë “PO” protestës së OVL-UÇK-së

16.06.2015 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vetëvendosja i thotë “PO” protestës së OVL-UÇK-së

Nesër, më 17 qershor organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, organizojnë protestë në mbrojtje të vlerave të Luftës Çlirimtare dhe kundër themelimit të Gjykatës Speciale. Lëvizja Vetëvendosje do ta përkrahë këtë protestë dhe kërkesat e saj.

“Themelimi i Gjykatës Speciale, përveç që krijon sistem paralel të drejtësisë në Kosovë, pa asnjë llogaridhënie institucioneve të Kosovës, ajo tenton ta shtrembërojë të vërtetën historike, duke e gjykuar luftën tonë çlirimtare. Të krijohet Gjykatë Speciale enkas për pjesëtarët e UÇK-së, paraqet drejtësi selektive dhe të njëanshme, rrjedhimisht padrejtësi. Në këtë kontekst, Gjykata Speciale është padrejtësia më e madhe që i bëhet shtetit të Kosovës që pas shpalljes së pavarësisë. Ajo ka mision historik e politik që t’i bëjë shqiptarët e Kosovës që kolektivisht të ndjehen fajtor, ashtu që  ta pranojnë me turp instalimin e Zajednicës në Kosovë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! konsideron se drejtësia duhet ta mishërojë dhe ta pasqyrojë të vërtetën historike. E vërteta e pakontestueshme historike është se Kosova u okupua nga Serbia; shqiptarët e Kosovës Serbia i shtypi, i sulmoi, i dëboi dhe i masakroi. Populli shqiptar i Kosovës u organizua në luftë çlirimtare të karakterit të pakontestueshëm mbrojtës. Kjo ishte një luftë e drejtë. Kurse lufta e Serbisë ishte e padrejtë.

Krimet duhen ndëshkuar. Republika e Kosovës duhet ta ndërtojë dhe kompletojë gjyqësorin e vet në mënyrë që asnjë krim të mos kalojë i pandëshkuar, pavarësisht kur ka ndodhur dhe ndaj kujt ka ndodhur. Por kjo në asnjë mënyrë nuk bën të ndodh përmes cënimit të thellë të sovranitetit të vendit dhe përmes instalimit të logjikës selektive kundër barazisë së qytetarëve. Ashtu siç i kanë trajtuar vendet tjera këto çështje ashtu duhet t’i trajtojë edhe Republika e Kosovës.

Lëvizja VETËVENDOSJE! përkrahë protestën e datës 17 qershor kundër themelimit të Gjykatës Speciale, dhe fton të gjithë anëtarësinë dhe qytetarët që të bashkohen në protestë, në ora 12:00, në sheshin “Skënderbeu”, thuhet në njoftimin e VV-së.  /Zëri/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit