Haziri: Liria s’është e plotë përderisa shqiptarët e Luginës dhe Kumanovës vuajnë nga vrasjet barbare

15.06.2015 14:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Haziri: Liria s’është e plotë përderisa shqiptarët e Luginës dhe Kumanovës vuajnë nga vrasjet barbare

Nën organizimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kanë nisur sot aktivitetet me rastin e 16-vjetorit të çlirimit të Gjilanit.
Fillimisht, përfaqësuesit e Komunës kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe te lapidarët në qytet për të vazhduar me seancën solemne të Kuvendit Komunal, në të cilën i pranishëm ishte kryetari Lutfi Haziri, kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi, nënkryetari Rexhep Kadriu, këshilltarët e drejtorët komunal.
Në fjalën e tij, kryetari Haziri tha se 16 vite më herët të gjithë ne kemi qenë plot shpresë, për Kosovën e për kthimin e të gjithë shqiptarëve, për shtetin e pavarur dhe shpresë që të gjithë shqiptarët kudo janë, të jetojnë të lirë. Ai tha se në këtë ditë duhet të ndihen të gjithë krenarë, e veçanërisht ata bënë vendin tonë me nam, me nderë dhe të lirë.
“Sot më shumë se kurrë, të gjithë ata që janë dëshmitarë të kohës, të gjithë ata që e përjetuan 16-vite më herët ditën e çlirimit të Gjilanit duhet të ndihen krenarë, duhet të tregojnë respekt dhe mbi të gjitha duhet të marrin mbi vete tërë atë angazhim në përgjithësi që kanë ndaj atyre që këtë vend e bënë me nam, me nderë dhe të lirë. Familjet e dëshmorëve që sakrifikuan bijtë e tyre për të njomur themelet e shtetit të Kosovës me gjakun e tyre. Duhet t’i respektojmë e nderojmë edhe veteranët e luftës që rastësia ka dashur që ata janë gjallë”, tha Haziri.
Kreu i Gjilanit ka potencuar se për të ardhur deri tek dita e çlirimit është dashur të sakrifikohen shumë breza, të cilët u kryengritën kundër pushtuesit shekullor.
“Heronjtë e Gjilanit na kanë mësuar që të mos e durojmë padrejtësinë, na kanë edukuar ta luftojmë padrejtësinë, ata me shembullin e tyre janë bërë sakrificë për të dëshmuar që ne të gjallët nuk guxojmë ta pranojmë padrejtësinë. Që nga Idriz Seferi i cili i kryengrit për lirinë e shqiptarëve, i pasur nga Mulla Idriz Gjilanit e deri tek Rexhep Mala e Nuhit Berisha që dhanë alarmin e fundit që shqiptarët nuk mund të durojnë, për të përfunduar me epokën e madhe të Rugovës si president i Republikës, lëvizjes së madhe politike dhe luftës së UÇK-së”, u shpreh Haziri.
“Sot liria nuk është e plotë përderisa edhe më tutje shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë vuajnë nga padrejtësia, diskriminimi dhe të drejtat politike etnike të mohuara atje. Përderisa edhe sot shqiptarët në Kumanovë sulmohen, rrënohen dhe vriten në mënyrën më barbare në emër të kualifikimeve që shqiptarët tashmë i kanë të njohur tash e 25 vjet. Amaneti i shqiptarëve nuk ka shkuar në vend sepse ata kanë luftuar për lirinë e shqiptarëve kudo që janë. Ne ndihemi krenarë me Republikën tonë, në veçanti jam krenar që jam njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë, i cili ka pasur nderë që në emër të qytetarëve të Gjilanit e Anamoravës dhe krejt Kosovën ta vë firmën e tij personale, e cila nuk është e imja por e të gjithë qytetarëve sepse është sublimim i vullnetit politik dhe deklarimit që të jetojnë të pavarur”, u shpreh kryetari Haziri.
Në seancën e sotme solemne fjalë rasti pati edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi dhe Isa Agushi në emër të veteranëve të luftës së UÇK-së.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit