Pronat e shtetit në Kosovë, shitet e stërshiten!

13.06.2015 22:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pronat e shtetit në Kosovë, shitet e stërshiten!

Shteti nëpërmjet mekanizmave të tij ligjorë, ka sekuestruar pasuri në vlerë prej 31 milion eurosh, që dyshohet se është krijuar në mënyrë të paligjshme nga individë të ndryshëm.

Por paradoksi në raste të tilla është se sekuestrimi i pronave të paluajtshme ekziston vetëm në letër, pasi në praktikë ato vazhdojnë të shiten e madje edhe të stërshiten. Një prej shumë rasteve është edhe ndërtesa dhe prona e ish-Klinikës ‘Medicus’. Ajo në letra figuron e sekuestruar për shkak të dyshimeve që ndërlidheshin me transplant ilegal veshkash. Por kësaj prone deri më tash i janë ndërruar disa pronarë dhe aty aktualisht vepron një klinikë me emër dhe pronar tjetër. Gazetarja Ardita Sylejmani ka hulumtuar për disa javë këtë çështje dhe në vazhdim sjell më shumë detaje.

Pasuritë që dyshohet se janë fituar nga krimi dhe të sekuestruara nga organet e drejtësisë, shteti nuk po arrin t’i menaxhojë. Reklamimi për sekuestrimin e këtyre pasurive rezulton të jetë i paefektshëm në praktikë. Fakt është se pronat e sekuestruara, nuk kanë kurrfarë ndalese dhe të njëjtat blihen e shiten pa asnjë problem edhe pse kjo është e kundërligjshme.

Fakti se për këtë pronë pra ‘Medicus’, është lejuar shitblerja, e pranon edhe koordinatori kombëtar për luftimin e krimit ekonomik Shqipdon Fazliu. Moszbatimin e ligjit në këtë pikë, ai e arsyeton se një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk kanë qenë të njoftuar se ekziston agjencia për konfiskim të pasurisë. Sipas tij, kjo ka ndikuar që shumë objekte të mos regjistrohen.

Shqipdon Fazliu vox:
“kjo është një qështje shumë e vërtetë ,ne kemi kërkuar nga prokurori i rastit të inicohen hetimet për personat që kanë lejuar shitblejrjen e atij objekti …”

Pavarësisht raporteve statistikore të sekuestrimit të pasurive që kapin shifrat milionëshe, nga hulumtimi i RTK-së, del se shumë prej tyre në realitet nuk e kanë statusin e pasurive të sekuestruara, pasi me to janë bërë shumë shitblerje dhe janë ndërruar pronarët. Krejt kjo ka ndodhur derisa shteti nuk ka arritur ta menaxhojë pronën e sekuestruar.

Objekti i ish-Klinikës ‘Medicus’, është një prej tyre. Ne vitin 2014, kjo ndërtesë dhe pronë figuron në listën e aseteve të sekuestruara që burojnë nga krimi i organizuar. Por asnjëherë kjo pronë nuk është administruar nga Agjencia për Konfiskim të Pasurisë. Këtë e pohon edhe drejtori i kësaj agjencie, Rrahim Rama.

“Eulexi nuk e ka sjellë, ne kemi bashkëpunimme ta po këtë objekt asnjëherë se kanë regjistruar te ne …”, thotë Rama.

RTK ka provuar të kontaktojë me pronarin e fundit të objektit nga katër sa janë ndërruar që nga koha e sekuestrimit të patundshmërisë, ku ishte ish-klinika ‘Mediucus’, ku ushtron veprimtarinë Fidaim Ymeri, por ai nuk ka pranuar të flasë para kamerave. Ndërkohë, përmes telefonit Ymeri tha se këtë objekt e ka blerë para shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë në rastin Medicus, që i bie në vitin 2013. Por RTK merr vesh që licenca për këtë objekt është marrë në muajin mars të vitit 2013, ndërkohë që sekuestrimi i këtij objekti rezulton të jetë bërë shumë më herët.

Lidhur me këtë RTK ka pyetur edhe zyrtarët e EULEX-it, por këta të fundit kanë preferuar të mos flasin për këtë çështje duke thënë se presin aktgjykimin përfundimtar për të parë hapat e mëtutjeshëm.

Aktivitetet dhe lufta kundër pasurive të paligjshme shihet me skepticizëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët e mbikëqyrin punën e sistemit të drejtësisë. Genc Nimoni nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se institucionet e drejtësisë deri në vitin 2014 kanë dështuar pothuajse në tërësi në sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të paligjshme.

Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar i shpallur si prioritet i të gjitha institucioneve të drejtësisë, sipas Raportit të Progresit për Kosovën në vitin 2014, gjithsesi duhet të përcillet me sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të paligjshme, fushë kjo në të cilën sipas BE-së, Kosova ka ngecur vazhdimisht.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

Prezantohet sistemi elektronik i Inspektoratit të Punës, synohet rritja e sigurisë dhe transparencës në punë

Prezantohet sistemi elektronik i Inspektoratit të Punës, synohet rritja e sigurisë dhe transparencës në punë

OVL UÇK: Nga 16 deri më 31 maj, kujtohen djemtë dhe vajzat që ranë për atdheun

OVL UÇK: Nga 16 deri më 31 maj, kujtohen djemtë dhe vajzat që ranë për atdheun

Kurti viziton “FC Malisheva”, premton mbështetje për infrastrukturën sportive

Kurti viziton “FC Malisheva”, premton mbështetje për infrastrukturën sportive

Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë, ASK: Çmimet u ngritën me 4.3% brenda një viti

Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë, ASK: Çmimet u ngritën me 4.3% brenda një viti

Ministria njofton se janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Ministria njofton se janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris, e falënderon për angazhimin

Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris, e falënderon për angazhimin

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati