AAK: Sistemi Arsimor i Kosovës larg standardeve të cilësisë

13.06.2015 12:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
AAK: Sistemi Arsimor i Kosovës larg standardeve të cilësisë

Departamenti i AAK-së për Arsim, së bashku me Grupin Parlamentar dhe strukturat tjera profesionale brenda degëve, ka analizuar rrjedhat në arsim dhe ka dalë me konstatime të bazuara. Këto konstatime i kanë përcjellë në një konferencë për media, sot, kryesuesi i Departamentit të AAK-së për Arsim, Jonuz Salihaj dhe deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu.

1. Themelimin e një forumi arsimor gjithëpërfshirës të institucioneve dhe organizatave të ndryshme vendore e ndërkombëtare, për të siguruar se Kosova do të marrë vendime të qëlluara politike afatgjate, për të garantuar një sistem arsimor efektiv.
Forumi do të garantonte mbështetje të fuqishme politike dhe konsensus politik për depolitizimin e arsimit.
Nuk mund të flitet për një sistem efektiv arsimor, pa garantimin e një sistemi unik, gjithëpërfshirjen në arsimin parauniversitar dhe pa sigurimin e mekanizmave efikasë të monitorimit dhe vlerësimit.
Deri më tani janë hartuar strategji të shumta për të gjitha nivelet e arsimit, është aprovuar një Kornizë e Re Kurrikulare për arsimin parauniversitar, janë bërë ndryshime të legjislacionit arsimor, por asgjë nuk po jetësohet në praktikë. Shkalla e anlfabetizmit po rritet, fenomeni i braktisjes së shkollës ka marrë përmasa shqetësuese, cilësia e arsimit kurrë nuk ka qenë më e ultë, karakteri edukativ i arsimit gjithnjë e më shumë po venitet, sepse ky sistem arsimor në asnjë nivel nuk prodhon vlerën shtesë.

2. Garantimi i mekanizmave efikasë për inspektimin e arsimit publik dhe privat dhe rishikimi i procesit të licencimit dhe akreditimit të institucioneve arsimore.
Ky proces është shumë emergjent në nivelin e arsimit parashkollor, në sektorin privat dhe në arsimin e lartë publik dhe privat.
AAK mbështetë përpjekjet e Grupit tonë Parlamentar për ndryshimin e Ligjit për Inspektoratin Arsimor dhe do të angazhohet me të gjithë potencialin që kjo të realizohet në kohë rekorde.
Rritja e numrit të inspektorëve arsimorë dhe rishikimi i përformancës së tyre, në të gjitha nivelet e arsimit është domosdoshmëri.

3. Formimi dhe funksionalizimi i Qendrës Nacionale për Vlerësimin e Jashtëm.
Tani të gjithë jemi të bindur se mekanizmat e vlerësimit efikas të sistemit arsimor nuk ekzistojnë.
Kjo po konfirmohet vazhdimisht, që nga viti 2008, pasi që procesi i vlerësimit, në përgjithësi e, posaçërisht, vlerësimi i jashtëm, paraqet pikën më të dobët të sistemit tonë edukativo-arsimor.
MASHT, në vend që të merr hapa konkretë për ndryshime rrënjësore në këtë proces, kënaqet me ndërmarrjen e disa hapave kozmetikë, duke paralajmëruar dënimin e tre administratorëve gjatë procesit të administrimit të Testit të Maturës Shtetrore.
Ligji për Maturën Shtetërore është diskriminues për shkollat profesionale, që paraqesin 60-përqindëshin e maturantëve dhe, si i tillë, duhet t’iu nënshtrohet ndryshimeve të thella.

4. Ndryshimi i rrjetit të shkollave profesionale dhe institucioneve të arsimit të lartë paraqet një tjetër prioritet programor të AAK-së.
Të gjithë e dimë se rrejti i shkollave profesionale dhe institucioneve të arsimit të lartë, është në shpërputhje totale me kërkesat e tregut të punës në Kosovë.
Kosova ka potenciale të fuqishme në energjetikë dhe miniera, në bujqësi dhe veterinari, në kimi dhe jometale, por numri i nxënësve dhe studentëve në këta lëmenj është simbolik.

5. Krijimi i mekanizmave efikasë për aftësimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve.

AAK angazhohet për t’iu siguruar mësimdhënësve statusin profesional, status ky i cili është i domosdoshëm për të realizuar synimin për një shoqëri të arsimuar, pa diskriminim dhe jotolerancë. Prandaj, aftësimi i vazhdueshëm i mësimdhënësve është prioritet kyç për AAK-në.

Ne jemi të shqetësuar me procesin e abuzimit me vende të punës nga disa drejtori komunale të arsimit, duke fshehur normat e orëve për militantët partiakë dhe duke i eliminuar profesionalistët, të cilët po pësojnë për shkak se mendojnë ndryshe nga militantët e partive në pushtet.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm