Demir Ngucati nga Skenderaj mori hakun për Isa Boletinin

12.06.2015 14:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Demir Ngucati nga Skenderaj mori hakun për Isa Boletinin

Në nëntorin e vitit 1943, me urdhër të Mehmet Gradicës, Demir Ngucati nga Marina dhe Rifat Dakolli nga Rezalla, kishin vrarë në shtëpinë e tij në Skenderaj, Nikolla Gjillasin, vrasësin e Isa Boletinit

Për këtë vrasje, ata fillimisht janë dënuar me pushkatim, por shkalla e dytë ua ksihte ulur dënimet dhe derisa Demiri është mbytur me injeksion në burgun e Nishit, Dakolli ka mbajtur 12 vjet burg.

Heroi kombëtar Isa Boletini, nuk ka shkuar gjakhumbur, siç zakonisht thuhet për ata që vriten e nuk u merret haku. Ishte Demir Ngucati nga Marina e Skenderajt, i cili në nëntorin e vitit 1943, 27 vjet pas vrasjes së Isa Boletinit në Podgoricë, ka nxjerrë gjakun.

Në të vërtetë, ishte Mehmet Gradica, ai i cili kishte kërkuar vullnetarë që të shkojnë e ta vrasin “çetnikun” Nikolla Gjillas, i cili jetonte qetë në një shtëpi në qytetin e Skenderajt, që asokohe njihej si Serbica.

“Pse po shkoni me ba luftë në Koloshin, këtu e kemi një çetnik të cilin duhet ta vrasim, e ai është Nikolla Gjillas, i cili po organizon grupe çetnike. Ne (Mehmeti me xhandarët e tij) nuk kemi mundësi ta vrasim, sepse atë po e mbron Xhafer Deva, me kërkesë të gjermanëve, por duhet këtë ta bëjë dikush nga civilët”, citon fjalët e Mehmet Gradicës, Jetullah Ngucati, tani 82-vjeç, i cili është nip i Demirit. Sipas tij, Demiri ishte paraqitur vullnetar dhe ai i kishte thënë Mehmet Gradicës: “Unë shkoj edhe e vras, nuk shkoj në Koloshin pa e vra Nikollën”. /Zëri/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Qeveria në detyrë miraton mbi 5.6 milionë euro transfere, për barna dhe shpenzime operative

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në