“Parku i paqes” në agjendën e Brukselit

10.06.2015 19:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Parku i paqes” në agjendën e Brukselit

Prishtina dhe Beogradi pritet të vazhdojnë dialogun politik në Bruksel më 23 qershor.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet që kësaj radhe të shoqërohen edhe nga delegacione në përbërje më të gjerë, përfshirë edhe nivelin e ministrave të jashtëm.

Arban Abrashi, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, ka thënë për programin tonë se pala nga Prishtina tashmë e ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Temat që do të diskutohen, mbeten ato që kanë të bëjnë me energjetikën, telekomunikacionin si dhe lëvizjen e lirë të njerëzve e mallrave në pjesën veriore të Kosovës, përkatësisht mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë, ku ende vazhdon të ketë një barrikadë në formën e parkut të vendosur nga serbët lokal.

“Kryeministri Mustafa do të jetë në këtë takim e gjithashtu edhe zëvendëskryeministri Thaçi. Pritet të ketë një pjesëmarrje më të gjerë të palëve, por kjo mbetet të vendoset javën e ardhshme. Kurse temat, do të jenë ato që janë trajtuar edhe më herët, por të cilat ende nuk janë përmbyllur siç janë, energjetika e telekomunikacioni. Gjithashtu do të trajtohet edhe lëvizja mbi lumin Ibër, apo siç po quhet në media, parku i paqes”, ka thënë Abrashi.

Edhe takimi i 23 qershorit, pritet të lehtësohet nga shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini. Megjithatë, tash për tash, zëdhënësja e saj, Maja Kociançiq ka thënë se nuk ka informacione të mjaftueshme që të flas për këtë takim.

Në anën tjetër, pala serbe thotë se do të jetë aktive në dialog me Kosovën, por sipas zëvendëskryeministrit dhe ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq, Prishtina është ajo që po e keqpërdorë këtë dialog.

“Pala nga Prishtina po e keqpërdorë vazhdimin e dialogut duke dërguar përfaqësues të saj, apo edhe shkresa, oferta e propozime të ndryshme me arsyetimin se Serbia ka pranuar të normalizojë marrëdhëniet me Prishtinën dhe kjo provohet të nënkuptohet si thirrje edhe për vendet tjera që ta bëjnë të njëjtën gjë”, ka thënë Daçiq, duke iu referuar kërkesave të vazhdueshme të Kosovës që të njihet si shtet edhe nga ato vende që ende nuk e kanë njohur atë.

Dialogu politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit pritet të jetë afatgjatë dhe sipas paralajmërimeve që janë dhënë nga Bashkimi Evropian si ndërmjetësues, do të përfundojë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.

Ky normalizim, nga Brukseli shihet si i domosdoshëm nëse Serbia dhe Kosova duan të jenë një ditë pjesë e Bashkimit Evropian.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Qeveria në detyrë miraton mbi 5.6 milionë euro transfere, për barna dhe shpenzime operative

Qeveria në detyrë miraton mbi 5.6 milionë euro transfere, për barna dhe shpenzime operative

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në