Dicarlo: Gjykata Speciale nuk e njëllosë luftën e UÇK-së

27.05.2015 20:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Dicarlo: Gjykata Speciale nuk e njëllosë luftën e UÇK-së

Gjykimet ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, siç duket nuk do përfundojnë me kaq. Tashmë është në prag themelimi i Gjykatës Speciale për të cilën Kuvendi do të vendosë të premten.

Ish-ambasadorja e SHBA-së në KS të OKB-së, Rosmary Dicarlo, kërkon nga deputetët ta votojnë këtë gjykatë, për të cilën thotë se do t’i ndihmojë Kosovës në ecjen përpara.

Gjykata Speciale nuk do ta njollosë luftën e UCK-së dhe ky institucion i drejtësisë nuk ka për qëllim ndëshkimin e pjesëtarëve të saj. Këtë e konfirmon edhe njëherë ish ambasadorja e SHBA-së në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Rosmary Dicarlo, e cila thotë se kjo gjykatë do të trajtojë raste të caktuara.

“Me aq sa kuptoj unë Gjykata Speciale nuk do të formohet me këtë qëllim. Gjykata Speciale do të trajtojë një grup të akuzave dhe nuk është duke shqyrtuar UÇK-në si tërësi. Këtë qëllim nuk e ka pasur as Tribunali i Hagës. Ky nuk është një kusht që është vënë nga ndonjë person e as ndonjë institucion dhe do të thosha se këto komente janë të pavërteta”.

Me miratimin e Gjykatës Speciale nga kuvendi, amerikania thotë se Kosova do të përjashtonte mundësinë që këtë ta bëjë Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Veç kësaj, ajo thekson edhe përfitime tjera që mund të ketë Kosova.

“Krijimi i Gjykatës Speciale dhe se përballja me këto akuza do të ndikonte në ecjen përpara të Kosovës. Mendoj se kjo do të demonstronte që Kosova ka demokraci dhe që nuk është e frikësuar të adresoj çështjet e saj dhe që nuk ka qenë e frikësuar të punojë me komunitetin ndërkombëtar. Kjo do të ndihmojë edhe rrugën e Kosovës drejt BE-së, NATO-s dhe eventualisht shpresojmë drejt anëtarësimit në OKB në një të ardhme jo fort të largët.

Veç akuzave për krime lufte, së fundmi Kosova është akuzuar edhe si përgjegjëse për incidentin e fundit në Kumanovë. Këta zëra, sipas Dicarlos janë të pavërtetë”.

Sipas saj, Kosova ka raporte të mira me Maqedoninë dhe kërkon t’i ruajë këto raporte. Prandaj nuk besoj se do ta dëmtojë imazhin e Kosovës pasi që kjo nuk është iniciativë e Kosovës. Ata që i bëjnë këto komente për fat të keq, i bëjnë që ta lëndojnë Kosovën por nuk po më duket se po ia arrijnë qëllimit, raporton rtk.

Veç tjerash, ish-ambasadorja e SHBA-së në OKB, tha se e përkrah një proces të thellë hetimi në Maqedoni për ta zbardhur të vërtetën e asaj që ndodhi në Kumanovë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar