“Hetim ndërkombëtar të vrasjeve të dyshuara në burg”

26.05.2015 22:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Hetim ndërkombëtar të vrasjeve të dyshuara në burg”

Shoqata e ish-të Burgosurve Politikë të Kosovës kërkon me ngulm hetim të specializuar, të pavarur dhe objektiv ndërkombëtar për ngjarjet në Kumanovë të Maqedonisë.

Shoqata e ish-të Burgosurve Politikë të Kosovës kërkon me ngulm hetim të specializuar, të pavarur dhe objektiv ndërkombëtar për ngjarjet në Kumanovë të Maqedonisë, veçanërisht për dyshimet e bazuara për mbytje të të burgosurve në torturë, pas dorëzimit dhe arrestimit të tyre, në kundërshtim flagrant më aktet universale të të drejtave të njeriut.

Kërkesën e vet SHBPK ë ka bërë me anë të një komunikate të lëshuar sonte, me të cilën fton qendrat ndërkombëtare të vendosjes, organizatat ndërkombëtare të drejtave të njeriut dhe mekanizmat ndërkombëtarë të paqendërtimit, që të angazhohen në konstatimin e shkaqeve të vërteta që prodhojnë situata të tilla.

Në vazhdim, komunikata e plotë e SHBPK:

“Shoqata e ish të burgosurve politikë e Kosovës shpreh sërish indinjatën e anëtarësisë së saj si dhe të opinionit të gjerë, lidhur me pasojat e tragjedisë së shkaktuar nga haranga e fundit e

formacioneve politiko-ushtarake të Maqedonisë, në lagjen shqiptare të Kumanovës,që rezultoi me dhjetëra të vrarë e të plagosur, me qindra të dëbuar nga shtëpitë e tyre të granatuara e të

shkrumuara dhe me një popullatë të tërë të tme rruar e të traumatizuar.

Idinjatën e madhe e shtojnë edhe më shumë dyshimet e bazuara, të konfirmuar edhe nga videoinçizimet e publikuara dhe obduksioni i kryer i të vrarëve,sipas të cilave një numër i viktimave janë ekzekutuar ose mbytur në torturë,pas dorëzimit dhe arrestimit të tyre, gjë që përbën shkelje të rëndë të dispozitave të Deklaratës Universale të OKB – së për të Drejtat e Njeriut, Konventës evropiane të Drejta e të njeriut dhe protokoleve përkatëse kunder krimit të torturës, nënshkruese e së cilave është edhe Republika e Maqedonisë.

Duke qenë edhe vetë objekt i dikurshëm i burgosjes dhe torturës shoviniste, ish-të burgosurit politikë, kërkojnë zbardhjen dhe publikimin e gjithë të vërtetës për masakrën e Kumanovës dhe ngrenë zërin kundër dhunës së ushtruar brutale dhe terrorit shtetëror,veçmas kundër popullatës civile, qytetarëve të pafajshëm dhe atyre të dorëzuar e të prangosur.

Cilado që të jetë e vërteta ajo nuk mund ta justifikojë në asnjë mënyrë brutalitetin dhe barbarinë që pati si bilanc aq jetë të humbura në të dy anët, aq shumë plagosje e lëndime dhe aq shkatërrime e dëme materiale e shoqërore.

Shoqata e ish të burgosurve politikë kërkon me ngulm hetim të specializuar, të pavarur dhe objektiv ndërkombëtar, veçanërisht për dyshimet e bazuara për mbytje të të burgosurve në torturë, pas dorëzimit dhe arrestimit të tyre, në kundërshtim flagrant më aktet universale të të drejtave të njeriut.

Shoqata fton qendrat ndërkombëtare të vendosjes, organizatat ndërkombëtare të drejtave të njeriut dhe mekanizmat ndërkombëtarë të paqendërtimit, që të angazhohen në konstatimin e shkaqeve të vërteta që prodhojnë situata të tilla të mbarsura më konflikte e rreziqe të mëdha dhe të fokusohen veçmas, në skanimin gjendjes së pabarabartë të popullatës shqiptare në Maqedon i dhe të politikave të padrejta e diskriminuese e luftënxitëse, që ndiqen në vijimësi dhe sidomos tashi, kur kreu politik i Maqedonisë është përfshirë nga një krize e rëndë politke dhe është mbërthyer në darët e forta të influencave të rrezikshme revanshiste gjeostrategjike, dhe mbi këtë bazë, të shqyrtojnë nevojën e ndërmarrjes e pashtyeshme të masave përkatëse të diplomacisë preventive,në funksion të parandalimit të eskalimit të situatës së tensionuar në Maqedoni dhe më gjerë.

Eliminimi i shkaqeve është mënyra më e mirë për eliminimin e pasojave, përsëritjen e tragjedive si ajo në Lagjen e trimave në Kumanovë dhe ndërtimin e një paqeje të drejtë e të qëndrueshme në interes të secilit popull veç e veç dhe të të gjithëve, bashkërisht, në familjen evropiane.”

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë