Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit në kuadër të planifikimeve të saj ka vazhduar me pastrimin e shtratit të lumenjve dhe kolektorit atmosferik.
Sipas një komunikate për media, është bërë e ditur se njëkohësisht, janë vendosur edhe 83 korniza të pusetave së bashku me kapakët e tyre nëpër rrugë, trotuare dhe hapësira publike në kryeqytet.
“Njëkohësisht, është bërë edhe vendosja e 100 kornizave të ujëmbledhësit. Pastrimi i pusetave dhe gypave të kanalizimit të ujërave atmosferikë është bërë në 45 rrugë të kryeqytetit”, thuhet në komunikatë.
Disa nga 45 rruget që u është bërë pastrimi i pusetave dhe gypave të kanalizimit të ujërave atmosferikë, janë : rruga ` UÇK`, ` Fehmi Agani`, `Ilir Konushevci`,` Ali Pashë Tepelena`, ` Fehmi LLadrovci`, .` Haxhi Zeka`, `Meto Bajraktari`, ` Agim Ramadani`, e të tjera./Indeksonline/