Rusia kundër hetimit ndërkombëtar të rastit Kumanova!

25.05.2015 21:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rusia kundër hetimit ndërkombëtar të rastit Kumanova!

Ambasadori i Rusisë në Tiranë, Aleksandër Karpushin, në një intervistë për Top Channel, deklaroi se autoritetet në Maqedoni duhet ta hetojnë vetë ngjarjen e Kumanovës, duke kundërshtuar kështu hetimin ndërkombëtar.

Sipas tij, retorika panshqiptare është një shqetësim për Moskën, ndërsa shpjegon edhe praninë ruse në Ballkan.

TCH: Si i komentoni zhvillimet e fundit në Maqedoni, që kanë rritur ndjeshëm tensionet në Ballkan, dhe si mund të zgjidhet kjo situatë, duke pasur parasysh edhe deklaratën e ministrit të Jashtëm, Sergej Llavrov, që tha se Maqedonia mund të ndahet mes Shqipërisë dhe Bullgarisë?

Karpushin: Në Moskë me shqetësim të madh e vënë re çdo shfaqje të ekstremizmit dhe çdo incident të dhunshëm kudo në botë. Pasojat e incidenteve të tilla janë sidomos të rrezikshme dhe të paparashikueshme në rajonin shumetnik dhe shumëfetar të Ballkanit. E dimë se përplasja në Kumanovë ndodhi në sfondin e një acarimi të krizës politike në Maqedoni. Siç njihet sipas listës së personave të arrestuar në këtë incident, u përfshinë kryesisht shqiptarët e Kosovës, por mbetet ende e paqartë se si shqiptarët e armatosur nga Kosova u futën në territorin e shtetit fqinj. Siç u shpreh dhe ministri i Jashtëm rus, Llavrov, ka dyshime se organizatorët e tij mund të ndodhen jashtë Maqedonisë…Shpresoj që hetimet të zbardhin qëllimet e këtij grupi. Duke komentuar shkurt këtë incident, dua të them së pari se çdo akt i dhunës meriton dënim nga komunitetit ndërkombëtar, së dyti, besoj se nuk ka asnjë dyshim që autoritetet maqedonase janë në gjendje ta kryejnë vetë një hetim të paanshëm të incidentit në Kumanovë, dhe, së treti, sigurisht që zgjidhja e krizës politike në Maqedoni është e mundur vetëm me mjete paqësore dhe me një dialog gjithëpërfshirës. Ne e dimë që në Shkup u organizuan protesta masive, madje protestuesit ngritën tenda përpara selisë së Qeverisë, por ne e dimë që çdolloj skenari të revolucioneve me ngjyrë, duhet të konsiderohen si shumë të rrezikshëm. Përpjekjet për të ndryshuar pushtetin aktual duke dalë jashtë kornizave të legjislacionit, nuk mund të favorizoj stabilitetin e brendshëm në vend dhe shembujt më të qartë të viteve të fundit janë Libia dhe Ukraina, të cilat janë të mbërthyera nga kriza e brendshme dhe kanë perspektiva të paqarta.

TCH: Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse dënohet deklarata e kryeministrit Rama për atë që quhet bashkimi klasik mes Shqipërisë dhe Kosovës…

Karpushin: Njoftimi që i referoheni përmban jo një dënim, por një shqetësim. Deklarata thotë se përsëritja e retorikës panshqiptare mund të ndikojë në mënyrë negative në klimën e ruajtjes së stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajonin e Ballkanit. Dhe ky reagim i Moskës, në këndvështrimin tim, është mjaft i butë dhe i shpjegueshëm, pasi siç dihet faktori shqiptar është i pranishëm në disa vende të rajonit dhe për këtë arsye çdo tezë për bashkimin e mundshëm të kombit shqiptar duhet përdorur me përgjegjësi maksimale.

TCH: Sa është rritur dhe si është rritur ndikimi i Rusisë në Ballkan?

Karpushin: Në kendvështrimin tim, në botë nuk ka asnjë vend i cili nuk do të synojë të rrisë ndikimin e tij, por pyetja tjetër është me çfarë qëllimi? Ndoshta ju keni parasysh konceptin e sferës së ndikimit. Kohët e fundit shumë akuzojnë Rusinë se gjoja po përpiqet të rindërtojë sferat e ndikimit të Luftës së Ftohtë, por të gjitha këto akuza janë absolutisht të pabaza, sepse përsëritja e Luftës së Ftohtë është e pamundur, sepse në bazë të saj ishte një ballafaqim i dy sistemeve ideologjike, i cili nuk ekziston më. Problemi është që sot për sot Rusinë e shohin shpeshherë si një bashkim të ri sovjetik, por ky vlerësim nuk është i drejtë, sepse aktualisht përkushtimi i Rusisë është të zhvillojmë marrëdhënie të ngushta dhe pragmatike me përfitim të ndërsjellë me partnerët tanë. Termi ndikim i takon me tepër politikës së vendeve perëndimore, të cilat e konsiderojnë një gjë normale të ushtrojnë trysni të drejtpërdrejtë mbi udhëheqësit e vendeve të ndryshme. NATO vazhdon procesin e zgjerimit. Edhe në kontekstin e sanksioneve antiruse, të cilave u janë bashkuar shumë vende evropiane dhe ballkanike, dhe si rezultat aktualisht ato pësojnë dëme kolosale. Unë jam vetë shef i Misionit Diplomatik të Rusisë në Shqipëri dhe mund t’ju siguroj që sot për sot Rusia nuk është e përkushtuar të rrisë ndikimin e saj në Shqipëri. Përkundrazi, ne jemi të angazhuar të zhvillojmë marrëdhëniet tona në fushën humanitare, kulturore, pse jo edhe në atë ekonomike. Do të ishim patjetër shumë të lumtur nëse Shqipëria do të merrte pjesë edhe në projektet ruse të gazit në rajon. Do ishim të lumtur nëse Shqipëria do të ftonte specialistët rusë për të ndërtuar hekurudhat, apo për të realizuar projekte të tjera infrastrukturore. Por, konstatojmë me keqardhje që tani për tani nuk ka vullnet të tillë nga ana e Shqipërisë. Dua të nënvizoj se edhe nëse ne synojmë ndikime në rajon, ne shfaqim interes ndaj bashkëpunimit pa diskriminim dhe me përfitim të ndërsjellë.

Image

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm