“Në Ballkan po ndodhin dy ndryshime: Ndikimi i rus dhe ekstremizmi fetar”

23.05.2015 21:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Në Ballkan po ndodhin dy ndryshime: Ndikimi i rus dhe ekstremizmi fetar”

Procesi i komplikuar dhe i gjatë i integrimit euroatlantik në Ballkanin Perëndimor ka krijuar hapësirë për shtrirjen e ndikimit rus dhe ekstremizmit fetar, thonë analistët. Në një diskutim mbi rëndësinë e angazhimit amerikan në Ballkan, ekspertët thanë se një rritje e angazhimit amerikan dhe evropian është e nevojshme për integrimin e plotë euro-atlantik të Ballkanit.

Në Ballkan po ndodhin dy ndryshime të rëndësishme në krahasim me vitet e mëparshme: ndikimi i rus dhe ekstremizmi fetar, thonë analistët.

“Për shkak se procesi i integrimit euro-atlantik është më i komplikuar se ç’kemi menduar, do të jetë më i gjatë se sa ç’do të donim ne, sepse ekzistojnë sfera të tjera të influencës. Rusia duket se dëshiron të bëjë manovra politike në rajon. Ekziston një nivel i influencës që po vjen nga Lindja e Mesme e që duket tërheqëse për njerëzit të cilët nuk kanë shumë mundësi ekonomike. Historikisht roli i fesë islame në Ballkan nuk ka qenë radikal. Megjithatë, ka një shfaqje të influencës nga jashtë, që ndoshta mund të shfrytëzojë rrethanat e vështira ekonomike dhe sociale. Pra, ka sfera të tjera të influencës që para dhjetë vitesh nuk kanë ekzistuar në rajon”.

Mungesa e një angazhimi më të madh të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ka bërë që vendet e rajonit të mendojnë për alternativa të tjera. Ekspertët thonë se duke marrë parasysh veprimet e Rusisë në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa duhet të bëjnë më shumë për të ndihmuar integrimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në NATO dhe BE. Analisti i Fondacionit Heritage, Luke Coffey, përmend Maqedoninë si një shembull.

“Mendoj se jo vetëm në Maqedoni, por edhe në vendet e tjera të Ballkanit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë lënë anash rajonin sikur gjithçka të ishte e zgjidhur dhe mirë. Por, e vërteta është se, siç po e shohim në rrugët e Shkupit ose në vende të tjera të Ballkanit, ka ende shumë punë të pambaruara. Unë mendoj se tani do të ishte një tragjedi për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën që t’i kthejnë shpinën rajonit i cili është i rëndësishëm jo vetëm për historinë po edhe qëndrueshmërinë e Evropës”.

Ai thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të përdorin situatën e tanishme në Maqedoni për të intensifikuar përpjekjet e integrimit të këtij vendi në strukturat euro-atlantike.

“Ne duhet të nxisim palët që të kenë dialog, që protestat të jenë paqësore dhe që të mos ketë dhunë. Por, ne gjithashtu duhet të përdorim këtë si një mundësi për t’i dhënë energji debatit brenda Evropës për anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike si NATO dhe Bashkimi Evropian, sepse unë mendoj se nëse Maqedonia do të ishte në gjendje të bëhej anëtare e këtyre institucioneve vite më parë, shumë probleme politike me të cila po ndeshet vendi tani nuk do të krijonin tensione”.

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë pjesë e institucioneve euro-atlantike pasi nuk kanë përmbushur kushtet për anëtarësim. Por, analistët thonë se është në interesin strategjik të institucioneve euroatlantike që t’i kenë këto vende në gjirin e tyre.

“Unë mendoj se ne duhet t’i ndihmojmë zërat pro-perëndimorë dhe ata që duan të integrohen. Nuk duhet t’u japim atyre kushte të cilat është e pamundur të plotësohen duke marrë parasysh nivelin e tyre të zhvillimit. Ne duhet të punojmë me ta. Nuk ia vlen të sakrifikohen arritjet e mira për hir të përsosmërisë”.

Analistët janë dakord se për të parandaluar shtrirjen e ndikimit rus dhe për të rritur sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Ballkanit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të intensifikojnë përpjekjet për integrimin e plotë të rajonit në strukturat euro-atlantike. /VoA/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht