Vizita e Vuçiç në Tiranë, Daçiç: Të gjejmë pikat e bashkëpunimit

23.05.2015 19:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vizita e Vuçiç në Tiranë, Daçiç: Të gjejmë pikat e bashkëpunimit

Top Channel: Është konfirmuar tashmë vizita e kryeministrit serb në Tiranë, Aleksander Vuçiç. Cilët janë mesazhet që pritet të përcjellë ky takim në Tiranë, pas atij jo pak të tensionuar të kryeministrit Rama në Beograd?

Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë: Mesazhet që kryeministri do të përcjellë janë mesazhet e paqes, të vullnetit për bashkëpunim dhe të shtrirjes së dorës së sinqertë jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin, sepse mendoj që na duhet më shumë bashkëpunim në rajon, dhe gjithë rajonit e më gjerë me Europën për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne.

Top Channel: Nëse kryeministri Rama do të bëjë të njëjtën deklaratë për Kosovën, a do të cilësohet kjo sërish ‘provokacija’-provokim?

Ivica Daçiç: Janë të njohura tashmë se qëndrimet e Serbisë dhe Shqipërisë janë të ndryshme sa i takon çështjes së Kosoves dhe ne e dimë me saktësi se cilët janë pikat tona të dallimit në këtë çështje, cili është ndryshimi dhe diferenca jonë në këtë pikë. Dhe unë mendoj ne duhet t’i lëmë mënjanë ato, duke u përqendruar tek gjërat që na bashkojnë, duhet të insistojme në këto çështje për të cilët mund të arrijmë marrëveshje. Këto çështje nuk janë për deklarata apo diskutime publike. Unë mendoj se vizita e kryeministrit tonë, Vuçiç, duhet të shfrytëzohet për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe për thellimin e stabilitetit rajonal. Më duhet të nënvizoj se këto janë vizita të nivelit të lartë pas shumë dekadash, prandaj nuk duhet të nënvlerësojmë rëndësinë e të tilla vizitave për të diskutuar disa çështje që ne nuk ndajmë të njëjtat pikëpamje.

Top Channel: Gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar në Serbi u fol për njohje reciproke të diplomave. Kur do të ndodhë kjo?

Ivica Daçiç: Ne po punojmë për këtë çështje. Kohët e fundit unë pata takim me ministrin tonë të Arsimit, gjithashtu e kam diskutuar këtë pikë me kryeministrin tonë. Ne tashmë po punojmë për harmonizimin e teksteve nga të dyja palët, shqiptare dhe serbe, pra po punohet me tekstet e të dyja palëve.

Top Channel: Kanë ndodhur disa ngjarje tragjike në Maqedoni. Si i lexon Serbia këto zhvillime atje?

Ivica Daçiç: Këto zhvillime sigurisht që kanë efekt në rajon, efekte negative në të gjithë rajonin. Eshtë detyra e politikanëve të marrin përgjegjësite e tyre për t’u investuar në angazhimin e ndërtimit të paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Pa patur këtë, ne nuk mund të kemi rritje të ekonomisë, prosperitetit, përfshirë qëllimin tonë drejt BE-së. Besoj se arsyeja do të prevalojë, sikurse dialogu, duke punuar së bashku në arritjen e stabilitetit rajonal.

Top Channel: A mban përgjegjësi qeveria e Maqedonisë për këtë situatë?

Ivica Daçiç: Hetimi për këtë ngjarje duhet të jetë vendimtar për të zbuluar se çfarë ishte e gjithë kjo; nëse kemi të bëjmë me një grup të organizuar, i cili mund të ketë patur karakteristikat e një grupi terrorist apo kriminal. Unë jamë bashkëkryetar i OSBE-së dhe kemi patur bisedime me qeverinë dhe lidershipin politik të Maqedonisë. Kemi rënë dakord se një dialog konstruktiv duhet të nisë dhe të gjithë të punojnë në realizimin e stabilitetit në këtë vend dhe për rajonin.

Top Channel: A ndani ju të njëjtin qëndrim me ministrin e Jashtëm rus se, Shqipëria dhe Bullgaria janë duke u përpjekur për ndarjen e Maqedonisë?

Ivica Daçiç: Mendoj se fuqitë e mëdha kanë të drejtë të bëjnë të tilla deklarata. Ne jemi të vegjël dhe nuk e kemi privilegjin të komentojmë. Vetëm dua të them se në rajon duhet të bëjmë kujdes në ato që bëjmë dhe duhet të kontribuojmë në stabilizimin e situatës.

Top Channel: A ndan Serbia të njëjtat politika të jashtme dhe të sigurisë së BE-së në Ballkan, apo ato janë më të ngjashme me politikat e Rusisë?

Ivica Daçiç: Politika e jashtme e Serbisë nuk është as ajo e BE-së dhe as ajo e Rusisë. Politika jonë e jashtme është politika e jashtme e Serbisë. Më duhet të rikujtoj se Serbia nuk është ende anëtar me të drejta të plota në BE. Gjatë kësaj kohe që ne po punojmë për t’u bërë anëtar me të drejta të plota në BE, po punojmë për harmonizimin e politikave tona të jashtme me ato të BE-së. Më duhet gjithashtu të them se ne kemi marrëdhënie të mira tradicionale me Rusinë, sikundër edhe me vende të tjera e nuk duam t’i neglizhojmë ato për asnjë arsye. Në këtë kuptim nuk kemi ndonjë dilemë hamletiane, të jesh a të mos jesh, apo të zgjedhësh këtë apo atë. Ne dëshirojmë t’i kemi të dy si aleatë në pasjen e marrëdhënieve të mira. Ka edhe çështje të tilla, për të cilat nuk mund të dakordësohemi me vendimet politike apo orientime të Shqipërisë. Por arrijmë të kuptojme se në vende të ndryshme politikat e tyre të jashtme ndjekin linjat e interesave që kanë shtetet e tyre.

/ Top Channel

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar