Jevtiq premton kthimin e shqiptarëve në Kroin e Vitakut

22.05.2015 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Jevtiq premton kthimin e shqiptarëve në Kroin e Vitakut

Ministri për Komunitete dhe Kthim i Kosovës, Dalibor Jevtiq, dhe ministri i Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, kanë arritur marrëveshje për formimin e një grupi punues, për të zgjidhur problemet në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës, që kanë të bëjnë me kthimin e shqiptarëve të zhvendosur.

Sipas një komunikate për media të lëshuar nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, ky grup punues do të përbëhet nga dy përfaqësues të kthyer shqiptarë, banorë të Kroit të Vitakut, pjesëtarë të komunitetit serb, dy kryetarët e komunave, ministrat Mariq dhe Jevtiq, si dhe përfaqësues ndërkombëtarë.

Ministri Jevtiq citohet të ketë thënë se çështja e kthimit të shqiptarëve në Kroin e Vitakut do të zgjidhet në mënyrë transparente.

“Është bërë një hap i rëndësishëm në qasjen për zgjidhjen e problemit të lagjes Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës. Pas bisedimeve disaorëshe me familjet e zhvendosura të pjesëtarëve të komunitetit shqiptar, kemi rënë dakord për të formuar një grup punues, i cili do të përbëhet nga të gjitha palët dhe përfaqësuesit e institucioneve relevante të Kosovës, si dhe organizatat ndërkombëtare, ashtu që çështja e kthimit në Kroin e Vitakut të zgjidhet në mënyrë transparente dhe të rezultojë në një zgjidhje afatgjate dhe paqësore”, citohet të ketë thënë ministri Jevtiq, raporton rel.

Në lagjen Kroi i Vitakut ka pasur shpesh incidente pasi serbët e atjeshëm kanë kundërshtuar rindërtimin e shtëpive të banorëve shqiptarë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit