Dublin, kryetari Haradinaj takoi kryeministrin e Irlandës, Enda Kenny

E publikuar: 21/05/2015 20:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është takuar pasditen e sotme, në Dublin, me kryeministrin e Republikës së Irlandës, Enda Kenny.

Kryetari Haradinaj dhe kryeministri Kenny, kanë diskutuar një shumë çështje, përfshirë progresin e Kosovës drejt integrimit evropian dhe mundësitë e bashkëpunimit politik e teknik ndërmjet Irlandës dhe Kosovës.

Kryeministri Kenny e siguroi z. Haradinaj se Kosova do ta gëzojë përkrahjen e vazhdueshme të Irlandës.

Kryetari Haradinaj po qëndron për një vizitë disaditëshe në Dublin, ku do të takojë zyrtarë të lartë të shtetit dhe do të marrë pjesë në promovimin e botimit në gjuhën angleze të librit “Haradinaj dhe Haga” të autorit Michael O’Reilly.