Përkujtohen të rënët në Stagovë të Kaçanikut

21.05.2015 15:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Përkujtohen të rënët në Stagovë të Kaçanikut

Në fshatin Stagovë, të enjten është përkujtuar dëshmori Ekrem Gudaqi dhe 13 martirët e rënë më 21 maj të vitit 1999, Hanife Jaha, Selvije Krivanjeve, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Baki Bela, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi. Po ashtu në Runjevë është përkujtuar dëshmori Kemal Thaqi.

Kryetari i Komunës, së Kacanikut, Besim Ilazi ka thënë se sa herë që kujtojmë dëshmorët kujtojmë sakrificën dhe heroizmin e tyre. “Vepra dhe heroizmi i tyre na bënë që ne sot të ndjehemi krenar. Pa gjakun e derdhur të atyre që u flijuan , as liria nuk do ta kishte kuptimin, e gjaku i derdhur i dëshmorëve dhe martirëve qëndron i stolisur në themelet e lirisë, e ne sot i nderojmë dhe përkujtojmë me pietet, tha mes tjerash kryetari Ilazi.

Ndërkaq, Faik Dashi, në emër të Këshillit Organizues ka thënë se 21 maji i vitit 1999 është një ditë e shënuar për të gjithë ne që i mbijetuam gjenocidit të paramilitarëve serb dhe kemi obligim të përkujtojmë e nderojmë sakrificën dhe përpjekjet e prindërve, vëllezërve e motrave tona.

“Ata u vranë nga kriminelët serb, për të vetmen arsye: sepse ishin shqiptar dhe e deshën më shumë lirinë se sa jetën”, ka theksuar ai. Dashi më tej tha se atë ditë beteje përveç rënies së dëshmorit Ekrem Gudaqi e 13 martirëve, janë plagosur: Ziadin Mani, Rrahim Sadiku e Qemajl Ahmeti (ushtarë) dhe Beredin dashi, Shukri Dashi, Shefije Brruti, Lirije Krraba, Mevlide Sallahu, Nerimane Gudaqi e Fikrie Gudaqi. Ai në fund të fjalës së tij u shpreh se ne të gjallët kemi obligim të përkulemi pranë varreve dhe veprës së tyre madhore sot e përgjithmonë.

Kurse Hajrush Kurtaj, ish zëvendëskomandant i Brigadës 162 “Agim Bajrami” ka thënë se sot në 16 vjetorin e rënies po përkujtojmë ata që u sakrifikuan e flijuan jetën e tyre për lirinë e atdheut. Muajt mars, prill e maj të vitit 1999 ishin muajt më të përgjakur, kur në altarin e lirisë ranë shumë dëshmorë të Brigadës 162 “Agim Bajrami” dhe shumë martirë të tjerë.
Në emër të familjeve të të rënëve të pranishmit në këtë tubim përkujtimor, i ka përshëndetur Metush Guri, nipi i të martirizuarës Sevdije Guri.

Në këtë manifestim përkujtimor është shfaqur edhe një program kulturor artistik nga nxënësit e shkollës fillore “Agim Bajrami” ndërkaq më pas janë vendos kurora lule pranë bustit të komandantit Agim Bajrami dhe janë bërë homazhe te kompleksi memorial i dëshmorëve.

Kurora lulesh janë vendosur edhe pranë pllakës përkujtimore të dëshmorit Ekrem Gudaqi e 13 martirëve të rënë më 21 maj 199. Për nderë të të rënëve janë organizuar edhe gara në vrapim, në konkurrencën e meshkujve dhe femrave, në ping pong e volejboll. Në 16 vjetorin e rënies, është nderuar në Runjevë dëshmori Kemal Thaqi. Pranë lapidarit të ngritur në fshatin Runjevë kurora lulesh ka vendosur kryetari i Komunës, Besim Ilazi me bashkëpunëtor e përfaqësues të OVL-UÇK-së dhe bashkëluftëtar e familjarë të dëshmorit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht