Akreditohet laboratori për analizat e ADN-së

21.05.2015 13:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Akreditohet laboratori për analizat e ADN-së

Në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë u mbajt ceremonia e akreditimit të laboratorit të ADN-së dhe laboratorit për analizë kimike të narkotikëve.

Me këtë rast, Agjencia e Kosovës për Forenzikë për të siguruar që ekspertizat forenzike janë të sigurta, të besueshme dhe të kualitetit të lartë, ka fituar akreditimin me ISO 17025 për laboratorin e ADN-së dhe laboratorin për analizë kimike të narkotikëve.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, tha se me arritjen e këtij standardi ndërkombëtar për laboratorët testues, siç janë këto dy laboratorë të akredituara, ka bërë që të jetë një aktor i besueshëm në tregun global të botës moderne, ku për një bashkëpunim institucional ndërmjet shteteve dhe institucioneve relevante, është shumë e rëndësishme akreditimi i profileve të veçanta.

“Me akreditimin e këtyre dy laboratorëve bëhet e mundur ekspertimi i shumë rasteve që janë të lidhur me krimet e rënda në Kosovë, duke ulur koston e lartë të këtyre ekspertimeve, jashtë vendit, si dhe duke rritur kapacitetin bashkëpunues me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për luftimin e kriminalitetit”, tha ministri Hyseni.

Ndërsa, kryeshefi i AKF-së, Blerim Olluri, AKF tha se deri te akreditimi i këtyre laboratorëve, stafi profesional dhe udhëheqës i AKF-së ka kaluar nëpër një rrugë të gjatë, të punës intensive dhe përkushtimit të lartë, duke filluar nga specializimi i stafit shkencor, përgatitja e laboratorëve me pajisje moderne dhe harmonizimi i teknikave dhe metodave më të reja bashkëkohore, për ekspertime të ADN-së dhe analiza kimike të narkotikëve.

“Arritja e kompetencës apo akreditimit është garanci që siguron cilësinë, transparencën, besueshmërinë dhe efikasitetin e shërbimeve që ofrojnë laboratorët apo institucionet që arrijnë të realizojnë akreditimin”, thuhet në kumtesë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht