Kosova dhe Bullgaria nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

21.05.2015 09:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova dhe Bullgaria nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Në Pallatin e Drejtësisë së Bullgarisë, Instituti Gjyqësor i Kosovës dhe Instituti Nacional i Drejtësisë së Bullgarisë, nënshkruan memorandum bashkëpunimi.

Ky memorandum u nënshkrua nga Drejtori i Instituti Gjyqësor të Kosovës, Lavdim Krasniqi dhe ai i Bullgarisë, Dragomir Yordanov.

Kështu së paku thuhet në një komunikatë për media të Institutit Gjyqësor të Kosovës, ku thuhet se pas nënshkrimit të memorandumit, drejtori i Institutit Gjyqësor të Kosovës, Lavdim Krasniqi tha se me nënshkrimin e këtij memorandumi po konkretizohet bashkëpunimi mbi 10 vjeçar që ekziston në mes të dy instituteve. Ai shtoi se ky memorandum do të fuqizojë dhe do të zgjerojë fushat e bashkëpunimit ndërmjet dy instituteve ne shërbim të ngritjes se kapaciteteve të gjyqësorit dhe prokurorisë se dy vendeve.

Drejtori Krasniqi, tha se instituti dhe ekspertet e drejtësisë së Bullgarisë kanë meritë të madhe në zhvillimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe se, sipas tij, çdo herë kanë qenë të gatshëm për të mbështetur sistemin e drejtësisë së Kosovës.

Në anën tjetër, drejtori i Institutit Nacional të Drejtësisë së Bullgarisë, Dragomir Yordanov, tha se bashkëpunimi në mes të dy institucioneve i cili vazhdon që një kohë të gjatë, sot me nënshkrimin e memorandumit bashkëpunimi po forcohet. Ai tha se Republika e Kosovës është partnere e rëndësishme e Bullgarisë dhe shtoi se përvojat që ka Bullgaria në sistemin e drejtësisë, do t’i ndajë me Kosovën.

Në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit kanë marrë pjesë edhe Kryetari i Gjykatës Supreme të Bullgarisë, Llozan Panov, ambasadori i Republikës së Kosovës në Bullgari, Shpend Kallaba dhe Minister-këshilltar në Ambasadë e Kosovës në Bullgari, Fitim Gllareva.

Nënshkrimi i këtij memorandumi të bashkëpunimit është bërë gjatë një programi praktik shkëmbimi që po zhvillohet në institucione të ndryshme të gjyqësorit dhe prokurorisë në Bullgari, i cili është organizuar nga Instituti Gjyqësor i Kosovës, ai i Bullgarisë dhe Projekti i BE-së “Mbështetje e reformës se edukimit gjyqësor në Kosovë”. Në këtë program po marrin pjesë prokurorë, gjyqtar dhe staf administrativ nga sistemi prokurorial dhe ai gjyqësor i Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar