Muhaxhiri: PDK dhe LDK, mes presioneve të brendshme dhe të jashtme

21.05.2015 09:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Muhaxhiri: PDK dhe LDK, mes presioneve të brendshme dhe të jashtme

Faktori ndërkombëtar mund të jetë i detyruar sërish të shtojë trysninë mbi liderët dhe institucionet e Kosovës, me kërkesën që të përshpejtohet themelimi i Gjykatës Speciale për Krime Lufte.

Zvarritjet e procedimit të amendamentit kushtetues për themelimin e kësaj Gjykate, nga analistët po shihen si indikacione se koalicioni qeverisës nuk ka arritur ende të sigurojë shumicën e nevojshme të votave në Kuvend për të miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese.

Artan Muhaxhiri, analist politik, mendon se koalicioni qeverisës i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndodhet mes presioneve të brendshme dhe atyre nga jashtë.

Fillimin e zgjidhjes ai e parasheh te nisja e takimeve me përfaqësuesit ndërkombëtar, siç ka ndodhur edhe me proceset tjera politike kur vendimet hasnin në nyje dhe ngërçe politike.

“Tani unë pres që të fillojnë takimet nëpër ambasadat në Prishtinë, më konkretisht në ambasadën amerikane, në mënyrë që të merret miratimi i Kuvendit të Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale”, ka thënë Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.

Përveç anës së presionit ndërkombëtar dhe mungesës së mbështetjes nga opozita, krerët e koalicionit qeverisës, kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i parë i tij Hashim Thaçi, sipas Artan Muhaxhirit, ndodhen edhe mes trysnive të brendshme nga disa deputetë të të dyja partive të cilët këmbëngulin se nuk do ta miratojnë themelimin e kësaj Gjykate.

Ganimete Musliu është deputete e Partisë Demokratike të Kosovës e cila ka deklaruar haptas se nuk do ta mbështes këtë Gjykatë.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Musliu ka thënë se nuk e sheh si parimore që të themelohet një gjykatë që do të merrej me trajtimin e krimeve të supozuara.

“Kjo gjykatë tashmë ka humbur kuptimin e saj. Nuk është parimore të themelohet një gjykatë për krimet e supozuara, kur ne i kemi krimet e faktuara në Kosovë që kanë ndodhur në luftën e fundit dhe askush nuk është përgjigjur për ato krime. Kështu që e konsideroj që kjo gjykatë është e pakuptimtë”, është shprehur Musliu duke rikonfirmuar votën e saj kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Themelimi i Gjykatës Speciale për Krime Lufte, fillimisht kalon përmes amandamentimit të Kushtetutës së Kosovës me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve dhe dy të tretat e votave të deputetëve nga radhët e pakicave.

Lista Serbe përbën shumicën e deputetëve nga radhët e minoriteteve, andaj, pa votat e këtij subjekti politik, nuk do të mund të themelohej kjo gjykatë.

Artan Muhaxhiri beson se Lista Serbe, si një eksponent politik i krijuar nga Qeveria e Serbisë do të mund të bindej vetëm nëse faktori ndërkombëtar do të ushtronte presion fillimisht mbi Beogradin.

“Refuzimi i Listës Serbe do të vazhdojë, por vetëm deri në një pikë kur presioni ndërkombëtar ndaj Beogradit, i cili është urdhërdhënësi kryesor i Listës Serbe në Kosovë, do të bëhet aq i madh sa që nuk do të mund t’i thotë jo as Brukselit e as Uashingtonit”, ka theksuar Muhaxhiri.

Selia e Gjykatës Speciale për Krime Lufte pritet të jetë jashtë Kosovës.

Në përbërjen e saj do të ketë prokurorë e gjykatës ndërkombëtar.

Ajo do të hetojë dyshimet e supozuara në raportin e Këshillit të Evropës lidhur me pretendimet e senatorit zviceran Dick Marty për trafik organesh të disa civilëve serbë nga ana e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilat u hetuan më pas nga një Task Forcë speciale ndërkombëtare./REL/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht