Një 30-vjeçare nga Librazhdi ka ndërruar jetë pasditen e sotme, pasi u godit nga një rrufe brenda në banesën e saj.
Ngjarja e rënda ka ndodhur rreth orës 16:00 në fshatin Pishkash të Librazhdit.
Liri Skura, 30 vjeç, ka qenë brenda në shtëpi kur është goditur nga shkarkesa e fuqishme elektrike, si pasojë e të cilës ajo ka ndërruar jetë menjëherë.
Në ato momente në banesë kanë qenë edhe dy fëmijët e saj të mitur.