Nis për herë të dytë seanca e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit

E publikuar: 28/04/2026 14:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës ka filluar për herë të dytë gjatë së martës seancën e jashtëzakonshme në tentim për të zgjedhur presidenten e Kosovës.

Në këtë seancë janë duke marr pjesë deputetët e pozitës, ndërsa mungon opozita.

Seanca e orës 10:00 është ndërprerë për shkak të mungesës së kourumit.

Lëvizja Vetëvendosje, ka propozuar Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën, për presidente të Kosovës.