Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka komentuar situatën e krijuar me çështjen e zgjedhjes së presidentit/es.
Në një postim në rrjete sociale, Tahiri u shpreh se aktualiteti në këtë çështje është “lojë e demoduar”, shkruan IndeksOnline.
“Duke pritur që ta thërrasin sërish seancën, lojë e demoduar. Por, këtu jemi, se kemi plan me u largu” shkroi ai.
Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje sot i dha afat Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës që të propozojnë tre emra për pozitën e presidentit.


















