Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka deklaruar se Qeveria që nga fillimi ka ndërmarrë të gjitha veprimet që vendin ta dërgojë në zgjedhje, duke thënë se nuk ka pas asnjë veprim serioz në mirëbesim dhe bashkëpunim që vendit t’i jap stabilitet institucional dhe politikë.
Hamza në seancën e sotme të jashtëzakonshme tha se PDK nuk mbështet rishikimin e buxhetit duke shmangur procedurat.
“Që nga fillimi qeveria ka ndërmarrë të gjitha veprimet që venin ta dërgoj në zgjedhje nisur nga deklaratat Kuvendin, qeverinë, buxhetin, marrëveshjet ndërkombëtare, pastaj presidentin. Nuk ka pas asnjë veprim serioz në mirëbesim, në bashkëpunim që vendit t’i jap stabilitet institucional dhe politikë. Ky nuk është rishikim, këtu nuk ka rishikim për komunat, këtu nuk ka rishikim për organizatat buxhetore. Asnjëherë qe 26 vjet pasluftës nuk kam parë dhe mos pafsha se keq është. Pa treguar qartë nga vinë mjetet thoni shtoni edhe nja 122 miliona parasë publike, jepna mundësin që në mënyrë abusive ta bëjmë keqpërdorimin e parasë publike për me thjeshtësuar, ta bëjmë blerjen e votës e votës përmes parasë publike dhe këtë në një procedurë të përshpejtuar”, tha ai.


















