IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Prishtinë

E publikuar: 23/04/2026 21:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Inspektorati Policor i Kosovës, përkatësisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve, i kanë rekomanduar mbrëmë Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor të angazhuar në Njësinë e Komunikacionit Rrugor, në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

Fillimisht, hetimet lidhur me këtë rast janë nisur nga Policia e Kosovës, ndërsa pas dyshimeve për përfshirjen e një zyrtari policor, në përputhje me fushëveprimin ligjor janë njoftuar edhe hetuesit e IPK-së.

Hetimet ndaj zyrtarit policor janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale”, ndërsa pas konsultimeve me prokurorin, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Hetuesit e IPK-së, në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës, pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.