Haradinaj: Vëllai i Kurtit ka hyrë me punu aty ku bëhen vlerësimet e kontratave në energji

E publikuar: 21/04/2026 23:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur lidhur me sektorin e energjisë.

Ai u shpreh se nuk është rastësi krijimi i disa kompanive, për të cilat tha se kanë një lloj lidhjeje me Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas Haradinajt, në këto procese është përfshirë edhe vëllai i kryeministrit Albin Kurti, për të cilin ai tha se është pjesë e vlerësimeve të kontratave në energji.

“A është krejt rastësi kjo, që po krijohen këto kompani, të gjitha po e kanë njëfarë lidhje me Vetëvendosjen. Deri edhe vëllai i kryeministrit ka hyrë aty ku bëhen këto vlerësimet e kontratave. Vëllai i Albin Kurtit ka hyrë aty ku bëhen vlerësimet e kontratave në energji. Ka hyrë në punë aty ku bëhen ato kalkulimet e blerjeve”, tha ai.