Dizajnerja Arbresha Hoxha ka reaguar pas deklaratës së ministres Artane Rizvanolli se “çmimi i rrymës në Kosovë mbetet më i ulëti në rajon”, duke e kundërshtuar këtë qasje me realitetin ekonomik të qytetarëve.
Në reagimin e saj, Hoxha thekson se nuk mund të flitet për kosto më të ulëta pa u marrë parasysh fakti që qytetarët përballen me pagat më të ulëta në rajon. Ajo shprehet e zhgënjyer me diskursin politik dhe mënyrën e vendimmarrjes, duke kritikuar edhe votuesit që, sipas saj, shpesh ndikohen nga përfitime të vogla gjatë zgjedhjeve.
Lexo edhe:
Sipas saj, debati publik është zhvendosur nga problemet reale, duke u mbushur me akuza politike në vend të zgjidhjeve konkrete. Hoxha nënvizon se qytetarët meritojnë më shumë se retorikë – ata kërkojnë transparencë, efikasitet dhe rezultate të prekshme.
Ajo përfundon se koha për justifikime ka kaluar dhe se institucionet duhet të fokusohen në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.


















