Haradinaj për Kurtin: Këtij edhe 100% e votave jepja prapë s’ka ndryshim

E publikuar: 21/04/2026 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, në Rubikon të Klan Kosovës ka folur për temat aktuale politike dhe zhvillimet e tjera.

Ai pati kritika të ashpra për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh kryeministrin Albin Kurti.

Haradinaj deklaroi se edhe 100% e votave po t’ia japësh Kurtit prapë s’do të ketë ndonjë ndryshim në vendin tonë.

“Po e bëjmë mbret, po e bëjmë diktator, po e bëjmë çka të duash, kjo qasje nuk të ecë përpara e as kah zhvillimi i proceseve”, deklaroi Haradinaj.

Kreu i AAK-së pati një apel për qytetarët.

“Nuk ja kanë më borxh. Ja kanë dhënë disa herë shumicën këtij njeriu, nuk po na çon përpara”, shtoi ai.