Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë se nuk dëshiron që ta zgjasë armëpushimin me Iranin.
Afati i këtij armëpushimi kalon nesër në mbremjë, derisa Trump nuk ka shprehur interesim për vazhdimin e tij.
“Nuk dua ta bëj këtë. Nuk kemi shumë kohë, sepse kur të dyja palët të arrijnë atje, siç e dini, ato thjesht kanë marrë miratimin për të ecur përpara – gjë që e dija se do ta bënin gjithsesi – nuk mendoj se kishin një zgjedhje. Ata duhet të negociojnë.”, ka thënë Trump në “Squawk Box” të CNBC.
Kur u pyet për ndikimin e kërcënimit të tij për të bombarduar urat dhe termocentralet në Iran, Trump theksoi se kjo do t’i dëmtonte ushtarakisht iranianët.
“Nuk është zgjedhja ime, por do t’i dëmtojë edhe ata. Do t’i dëmtojë ushtarakisht. Ata i përdorin urat për armët e tyre, për lëvizjet e tyre të raketave,” tha Trump. Ai shtoi se të dyja palët e kanë përdorur armëpushimin për të “rimbushur stokun”, ka thënë presidenti amerikan.
Trump ka shtuar se Irani ka një nxitje të mirë për të bërë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara.


















