Trump: Irani ka rënë dakord të mos e mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit

E publikuar: 17/04/2026 20:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Irani do ta mbajë Ngushticën e Hormuzit të hapur përgjithmonë, ka pohuar presidenti amerikan, Donald Trump në postimin e tij të fundit në Truth Social.

“Irani ka rënë dakord të mos e mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit”, shkroi presidenti amerikan, një postim që erdhi pas një sërë postimesh në platformën e tij të mediave sociale.

“Nuk do të përdoret më si armë kundër botës!” shtoi ai.