Nis protesta e shtatë e opozitës në Shqipëri

E publikuar: 17/04/2026 20:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka nisur protesta e shtatë e opozitës para kryeminsitrisë. Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbërritur në bulevardin Dëshmorët e Kombit së bashku me aleatët, deputetët dhe mbështetësit opozitarë, ku marshoi nga selia blu për tu bashkuar me protestuesit para kryeministrisë

Në protestën e sotme janë rikthyer edhe fjalimet në podium.

A2 CNN raporton ndër folësit përveç kreut demokrat do të jenë edhe Besart Xhaferri, Eda Grimci, Edvin Cami dhe Senada Mehmeti.

Për protestën e sotme të opozitës Policia e Tiranës ka marrë masat për garantimin e sigurisë, përgjatë 3 orëve për të cilat PD ka njoftuar se do ta zhvillojë tubimin.

Në terren janë angazhuar 1500 efektivë, po ashtu edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.