Emisari evropian për dialog po qëndron në Prishtinë pa njoftim zyrtar, raportohet për dialog në nivel të krerëve të shtetit

E publikuar: 15/04/2026 20:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emisari evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, po qëndron në Prishtinë.

Siç njofton korrespondentja e RTK-së në Bruksel, ai pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, takim që ende nuk është konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit.

Burime nga Brukseli thonë se po punohet intensivisht për nisjen e një rrethi të ri të dialogut në nivel të krerëve të shtetit.