“Shkojmë në zgjedhje të reja nëse është vullneti i opozitës”, Konjufca deklarohet për çështjen e presidentit

E publikuar: 15/04/2026 11:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka thënë se zgjedhja e presidentit varet nga vullneti i opozitës, raporton Ekonomia Online.

Zëvendëskryeministri Konjufca i cili është edhe kandidat zyrtar i LVV-së për president tha se do të tërheq kandidaturën sapo që partitë opozitare të bëjnë një propozim për president.

“Në momentin që opozita e qet një kandidat të përbashkët unë menjëherë do ta bëja këtë punë, gjëja e parë që do ta bëja sepse le të themi se shumë më e rëndësishme është që Kosova ta ketë presidentin e vet sesa që ai ta ketë emrin Glauk Konjufca. Shumë më e rëndësishme është që ta kemi një president, kjo është e para, pastaj për emrin mund të pajtohemi mund ta gjejmë një konsensus mes subjekteve politike. Unë qysh e kam parë deri tash të dy subjektet politike nuk kanë qenë të vullnetshme me propozua emra dhe kjo është edhe arsyeja se jemi këtu ku jemi dhe nuk po më duket që deri tash kemi gjet një zgjidhje. Natyrisht duhet të besojmë në zgjidhje deri ën fund janë edhe 12 apo 13 ditë deri në fund, por besoj që kryeministri tashmë do t’u drejtohet edhe njëherë partive politike, LDK-ja ma ka lënë përshtypjen që do të takohet jo veç edhe njëherë nëse ka nevojë por më shumë se njëherë dhe ta gjejmë një zgjidhje për presidentin”, ka deklaruar ai.

“E sqaroi kryeministri Kurti më shumë se një takim i sinqertë ku qiten emrat në tavolinë ku Partia Demokratike duhet t’i zbulojë emrat para marrëveshjes dhe pastaj të shohim se a po mundet të kemi konsensus për ndonjërin prej emrave të tyre, e jo ne ta nënshkruajmë një marrëveshje në parim e cila pastaj na dëmton shumë nëse dalim prej asaj marrëveshje. Ajo pastaj e fajëson Vetëvendosjen ashtu nëse e propozon një emër i cili më të vërtetë është një i pakapërcyeshëm për Vetëvendosjen….. Shkojmë në zgjedhje të reja nëse është vullneti i opozitës. Nuk kemi çka të bëjmë”, tha shkurt Konjufca.