Deklaratat e tij për situatën kushtetuese në vend shkaktuan reagime dhe interpretime të shumta.
Por, ish-veprimtari i LDK-së, Halil Geci, thotë se nuk ka kërcënuar askënd dhe se gjithçka që ka thënë ishte vetëm një shembull hipotetik.
Në një deklaratë për KosovaPress, Geci tha se ai vetëm ka përcjellë mendimet që, sipas tij, janë shprehur edhe nga disa juristë lidhur me situatën kushtetuese në vend.
Sipas Gecit, deklarata e tij ishte vetëm një krahasim hipotetik për të shpjeguar një situatë të mundshme.
Ai tha se reagimet ndaj deklaratës së tij janë ekzagjeruar dhe se interpretimi i bërë nga Presidenca, sipas tij, është i pavend.
Megjithatë, ai theksoi se do të vazhdojë të shprehë mendimin e tij hapur për çdo çështje që e konsideron të rëndësishme për institucionet dhe për vendin.
Geci: Nuk kam kërcënuar asnjë njeri, një plak 70 vjeç jam, mos po m’ngojkan mua njerëzit
Audio:
“Mendimi im është që e kam thënë, që ça kam thënë, unë nuk kam kërcënuar asnjë njeri, përkundrazi, jam fort mbrojtës i institucioneve, po e kam shprehur një mendimin çka thonë juristët. Edhe juristët, ky Baraliu thotë, është një formë grushteti. Edhe unë, edhe Enver Hasani. Kjo ka qenë një thënie hipotetike sikur me thënë, me shku me qenë presidenti në hënë, ose në Mars, ish mbyt me alienë, ose ka qenë akull, ka rrëshqitur, dhe ka thyer këmbën, por s’e ka thyer këmbën. Domethënë, qaq fort i kanë marrë këto edhe presidenca, që, nuk, nuk ta merr mendja që një jurist që vetë e ka, e ka përpiluar atë kushtetutë. Ndoshta mendoj qashtu, që e di më mirë se unë, që s’jam jurist, i ka bërë ato gjëra. Kjo ka qenë hipotetike. Unë, dhe familja ime kemi qenë gjithmonë mbrojtës të kushtetutës, mbrojtës të shtetit. Edhe në kohën e luftës, në kohë kushtetutën e Kaçanikut, edhe sot, edhe presidenten edhe presidentin e kemi uruar. Po unë e kam thënë mendimin tim, qysh e kam dëgjuar prej juristëve, po të kish qenë në Turqi, po të kish qenë në mars, po të kish rrëshqitur në akull, e kish thyer këmbën, ajo e ka marrë, kush o faktori jam unë që, po mujsha me bë thirrje. Kush jam unë? Kush? Çka ndodh? Kush jam unë? Një plak 70 vjeç jam, mos po m’ngojkan mua njerëzit. Leni ato punë se këto janë marifete që i ka bërë presidenca tash s’po di kah me dalë vetë. U hy në të e s’po di kah me dalë… Përkundrazi, sot po të më thirrin mbrojtjeje të institucioneve, sot dal më të. Po atë që e kam, që e kam mendim me ia thënë, po ia them secilit, edhe djalit tim, edhe fëmijës tim, edhe vëllait tim nuk e lë”, tha Geci.
Për këtë reagim, presidenca e Republikës së Kosovës ka dënuar ashpër gjuhën ku bëhet thirrje për pushkatim të presidentes Vjosa Osmani.
Në reagimin e Presidencës thuhet se ata që sot flasin për “tradhti” dhe “pushkatim” dhe shtyjnë përpara shpifjet e konspiracionet, në fakt janë duke bërë thirrje për dhunë e vrasje politike.




















