Ushtria amerikane publikon pamje: Sulmuam iranin me bombardues të padukshëm

E publikuar: 01/03/2026 20:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtria amerikane bëri të dituri se përdori bombardues të padukshëm nga radarët B-2 për të goditur objektet nëntokësore të raketave balistike iraniane.

“Mbrëmë, bombarduesit B-2 amerikanë, të armatosur me bomba 910 kilogramëshe, goditën objektet e raketave balistike të përforcuara të Iranit”, thotë Komanda Qendrore e SHBA-së në një postim në platformën ‘X’.

Analistët që monitorojnë të dhënat e gjurmimit të fluturimeve me burim të hapur zbuluan se bombarduesit B-2 ishin përdorur në sulmet e fundit ndaj Iranit.

SHBA-të kanë konfirmuar vrasjen e liderit suprem të Iranit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të këtij shteti.