Artistja Loredana Zefi ka bërë deklarata të forta rreth marrëdhënies me ish-partnerin e saj, Mozzik, gjatë një bisede në podcast-in e Arbana Osmanit.
Ajo ka rrëfyer se ka zgjedhur të heshtë për një kohë të gjatë vetëm për hir të vajzës së tyre, Hanës, por publikimi i këngës së fundit nga Mozzik ka ndryshuar gjithçka, shkruan Insajderi.
Loredana tregoi se reagimi i saj sapo doli kënga ishte i menjëhershëm.
Por tani i bëri 7 vjeç, dhe doli kënga që ai ka publikuar”
“Isha në shtëpi, e pashë dhe thashë: ‘hajmedet, wtf, shumë e rëndë’. Lexoja edhe komentet, shumica e njerëzve thoshin ‘no go’. I thashë (vajzës): ‘nëse do të flasësh me babin fol, nëse jo, është e drejta jote’. Tashmë kjo normalisht që e kupton. Nuk kishte nevojë të bëhej në atë mënyrë. I kam shkruar edhe atij, i kam thënë: ‘Hana është shumë keq’. Nuk është hera e parë që më ngacmon, po flas në mënyrë direkte, më ka ngacmuar shumë herë, por s’më është dukur diçka ‘wow’. Kur kërkova komunikimin me të dhe i thashë që s’është në rregull, e pyeta: ‘pse e fut në YouTube?’. Tha: ‘a e ke parë që e kam futur në fund që unë e respektoj nënën e fëmijës tim?’. I thashë: ‘fëmija nuk e dëgjon deri në fund, nxjerr vetëm atë që ka qejf të dëgjojë’. Mua më vjen shumë turp për çikën, por mosha e bën të veten”, tha ajo përcjell Insajderi.
Ajo tha se pavarësisht provokimeve, fokusi i saj mbetet mirëqenia e Hanës, e cila tashmë është 7 vjeç dhe po fillon t’i kuptojë situatat.


















