Ushtarët amerikanë të KFOR-it zhvillojnë trajnim të specializuar kundër dronëve në Kosovë

E publikuar: 05/02/2026 22:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtarë amerikanë nga Regional Command-East, në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR, kanë zhvilluar së fundmi një trajnim të specializuar për Sistemet Kundër Mjeteve Ajrore pa Pilot (C-UAS), me qëllim të ruajtjes dhe avancimit të aftësive për zbulimin dhe gjurmimin e dronëve.

Aktiviteti u fokusua në përdorimin e sistemeve më bashkëkohore teknologjike, duke rritur aftësitë teknike në fushën e kundër-dronëve, si dhe duke forcuar koordinimin, punën ekipore dhe përshtatshmërinë operacionale.

Përmes trajnimeve të vazhdueshme, KFOR synon të forcojë gatishmërinë dhe efektivitetin e përgjithshëm operacional në përmbushje të mandatit të tij për ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“KFOR vazhdon zbatimin e mandatit të tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të garantuar siguri dhe liri të lëvizjes, në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë. Misioni bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), në rolet e tyre si përgjegjës për sigurinë”, thuhet në njoftim.