Rasti që tronditi Deçanin: Djali sulmon me sëpatë babanë e tij – emrat

E publikuar: 05/02/2026 21:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme na fshatin Isniq të komunës së Deçanit. I biri ka goditur me sëpatë babanë e tij.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se i lënduari është dërguar në spitalin rajonal të Pejës.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për sigurim, pas trajtimit në QMF është udhëzu për në Pejë, është edhe prokurorja e shtetit që ka kontaktu viktimën aty, dhe është njoftuar me lëndimet. Është urdhëruar rasti të trajtohet sektori i hetimeve rajonale, krimet serioze. Nuk ka ende person të arrestuar”, ka thënë Gashi.

Burimet e IndeksOnline kanë bërë të ditur se i dyshuari është K.Musshabanaj.

Ndërsa viktima është ish-ushtar i UÇK-së, A.Musshabanaj.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se i lënduari është dërguar në spitalin rajonal të Pejës,