Zarf i zi, rebelim dhe një deklaratë “tërmet” – Çka do të ndodhë sonte në BBVA?

E publikuar: 13/01/2026 20:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtëpia më e famshme në Shqipëri është në prag të shpërthimit.

Sonte, prej orës 21:00, spektakli pritet të marrë një kthesë të papritur pas thyerjes së rregullave dhe paralajmërimeve për masa drastike.

Për herë të parë, banorët kanë sfiduar hapur autoritetin e produksionit. Edhe pse në shtëpi ka mbërritur një zarf i zi, banorët nuk i janë bindur urdhrave.

Pyetja që po qarkullon kudo: Cilat do të jenë masat? Nga nominimet automatike e deri te përjashtimet, sonte Ledion Liço do të komunikojë vendimin zyrtar.

Një rrëfim i pazakontë pritet të “trondisë” muret e shtëpisë.

Nuk bëhet fjalë thjesht për një debat, por për një deklaratë që mund të ndryshojë rrjedhën e lojës dhe të kthejë miqtë në armiq të betuar. Banorët janë zyrtarisht: “Të gjithë kundër të gjithëve”.