Zjarri në Comodita, Haradinaj: Prodhimi po vazhdon dhe vendet e punës po ruhen

E publikuar: 10/01/2026 21:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar për vizitë në objektin e fabrikës Comodita, një pjesë e së cilës u përfshi nga zjarri ditë më parë.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se edhe pse ndodhi zjarri dhe dëmet ishin shumë të mëdha, prodhimi po vazhdon dhe se vendet e punës po ruhen.

“Produktet Comodita, nga duart e arta të shumë zonjave dhe burrave në fabrikën në Gjakovë, kanë fituar besimin e klientëve në mbarë botën. Shumë familje sigurojnë jetesën e tyre si të punësuar në kompaninë Comodita dhe në kompanitë e tjera të Devolli Corporation.Sot u binda se, edhe pse ndodhi një zjarr dhe dëmet ishin shumë të mëdha, prodhimi po vazhdon dhe vendet e punës po ruhen. Edhe një herë, faleminderit të gjitha institucioneve që ndërhynë dhe ndihmuan në ndaljen e zjarrit”shkruan Haradinaj.

Postimi i plotë: