Valon Syla: Partitë opozitare kanë ra në agjendën e VV-së

E publikuar: 05/01/2026 21:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti Valon Syla, duke komentuar rezultatin zgjedhor të 28 Dhjetorit, vlerësoi se opozita ka rënë në “agjendën e Kurtit” dhe kur është “një origjinal dhe një falso, njerëzit e zgjedhin origjinalin”, tha ai.

Syla në Pressing në T7 tha: Gjitha partitë duhet me ri-analizi dhe ri-mendu vetëveten së pari. Duhet me ditë çka ka ndodhë së pari. Gabimi kryesor i kësaj situate mendoj që partitë opozitare kanë ra në agjendën e VV-së e kanë përcjellë, kjo është njëra prej arsyeve kryesore pse ka ardhë kjo përmbysje e rezultateve.

“As reagimet s’i kanë pas me kohë, janë tutë prej diskursit…” – shtoi Syla.