Lajm i mirë për Ukrainën: BE-ja i’a miraton kredinë prej 90 miliardë eurosh

E publikuar: 19/12/2025 10:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë Ukrainës një kredi prej 90 miliardë eurosh (79 miliardë paund; 105 miliardë dollarë), pasi nuk arritën pajtim për përdorimin e aseteve ruse të ngrira.

Marrëveshja, për të cilën liderët thanë se do t’i plotësojë nevojat ushtarake dhe ekonomike të Ukrainës për dy vitet e ardhshme, u arrit pas më shumë se një dite bisedimesh në një samit në Bruksel, raporton BBC.

“Ne u angazhuam, ne e realizuam,” shkroi në X shefi i BE-së, Antonio Costa, teksa njoftoi marrëveshjen për ofrimin e një kredie të mbështetur nga buxheti i përbashkët i bllokut.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u kishte bërë thirrje liderëve që të përdorin 200 miliardë euro asete ruse të ngrira, por Belgjika — ku mbahet pjesa dërrmuese e këtyre fondeve — kërkoi garanci për ndarjen e përgjegjësisë, kërkesë që rezultoi e papranueshme për vendet e tjera.