Përgënjeshtron Trajanov

E publikuar: 13/05/2015 12:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri Lidhjes Demokratike në Maqedoni, PavleTrajanov, ka demantuar fjalët se LSDM-ja, dega në Vinicë ka dhënë dorëheqje dhe se anëtarët e saj i janë bashkangjitur partisë së Gruevskit e cila është në pushtet.

Ai në një reagim ka shkruar se “U paraqit një informacion i tillë, por jo vetëm për Vinicën, por për të gjitha qytetet e Maqedonisë lindore. Por kjo është dezinformatë”.

Ai më tej tha se “ Dikush e ka publikuar këtë lajm në Facebook, e të tjerët e kanë shpërndarë, mirëpo ne si parti e demantojmë këtë lajm dhe shumë shpejt do të lëshojmë kumtesë për media”. tha Trajanov.