Lumezi: Do ta luftoj krimin e organizuar, korrupsionin dhe terrorizmin

E publikuar: 13/05/2015 12:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e radhës, të parën të drejtuar nga kryeprokurori i ri i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Kryeprokurori i Shtetit ka thënë se ai, si të gjithë qytetarët, duan që Kosova të jetë një vend ku sundon rendi dhe ligji, dhe se për këtë është i vendosur të luftojë krimin e organizuar, korrupsionin dhe terrorizmin.

“Jam i vendosur që të luftojë krimin e organizuar, korrupsionin dhe terrorizmin. E di se do të përballem me sfida të mëdha, por jam i vendosur që të ndryshoj për të mirë imazhin e Këshillit Prokurorial dhe të Kosovës”, ka thënë Lumezi.

“Unë e di që kjo nuk mund të ndodhë brenda një dite, por e di se do të ndodhë. Prandaj dua t’ju falënderoj për përkrahjen e vizionit tim”, ka thënë kryeprokurori i Shtetit në mbledhjen e Këshillit Prokurorial.