Rrëshqitja masive e shkëmbinjve bllokon rrugën Qukës-Qafë Plloçë

E publikuar: 23/11/2025 16:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një rrëshqitje masive e dheut dhe shkëmbinjsh është evidentuar në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë në afërsi të tuneleve.

Si pasojë e shirave të shumtë është shkëputur një sipërfaqe e madhe mali duke bërë bllokimin e plotë të aksit, raporton tch.

Kompania kontraktuese e mirëmbajtjes është detyruar të vendosi në përdorim bajpas provizor për kalimin e mjeteve.

Kjo është problematika më e madhe e evidentuar nga rrëshqitjet në këtë aks rrugor, ndërsa pritet që autoritetet te marrin masa për hapjen e aksit.