Armend Dallku konfirmon krizën financiare te Vushtrria: Lojtarët nuk kanë paga qe 3 muaj

E publikuar: 23/11/2025 10:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E mbylli stinorin vjeshtor në vendin e parë në Ligën e Parë, por skuadra e Vushtrrisë po përballet me probleme finaciare.

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i skuadrës së Vushtrrisë, Armend Dallku.

“Falenderoj futbollistët e tifozët që i kanë ndihmu ekipit, pavarësisht 1001 problemeve që i kemi pas, ja kemi arritë të ia dalim. E kemi dhënë provimin dhe e kemi qit ekipin aty ku e ka vendin.

Ne kemi problem me ata që marrin rroga, e le ma me ata që kanë vonesa.

Është e vërtetë që lojtarët nuk kanë paga qe 3 muaj, e ne si staf edhe më shumë.”, ka deklaruar Dallku për “Pasdita Sportive” në Radio Dukagjini.

Vushtrria aktualisht është lidere e Ligës së Parë, ku pas 18 ndeshjeve ka siguruar 40 pikë.